Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Britani, Nikolla tregon momentin e sikletshëm 

6 Nëntor 2022 | 13:47

Daniel Nikolla, përfaqësues i diasporës për Shqipërinë e lirë, i cili jeton dhe punon prej kohësh në Britaninë e Madhe, thotë se stigma e krijuar ndaj komunitet shqiptar që jeton në këtë vend është shumë shqetësuese.

Në një intervistë për Euronews Albania, Nikolla u shpreh se kjo gjë prek shumë shqiptarë që jetojnë me punë të ndershme në kë vend.

Ai tregoi një moment të sikletshëm në zyrë, kur radioja jepte lajmin për emigrantët shqiptarë që vijnë me gomone dhe në një moment të dytë dëgjohej një këngë e Rita Orës apo Dua Lipës.

“Ishte ky lajmi për Shqipërinë dhe në mes të tyre ishin këngët e këngëtareve shqiptare Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, dhe u krijua një situatë e çuditshme në zyrë pasi ishte një kontrast i madh, edhe për ata kolegët tanë që e dinë shumë mirë këtë pjesë. Gjëja që ne si shqiptarë duhet të fokusohemi shumë, përveçse të mbrojmë të drejtat tona në publikun britanik, duhet të shohim edhe në Shqipëri, çfarë e shkakton këtë largim masiv”, tha Nikolla.

Sipas tij, fakti që kemi arritur në një pikë që shqiptarët, 2 orë gjysmë me avionë nga Londra rrezikojnë jetën duke marrë një varkë, tregon sa e vështirë është situata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026