Gjuriç kundërshtoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i kundërpërgjigjet BE-ja
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili së fundmi tha se Kosova “nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet” në Këshilli i Evropës.
Sipas KosovaPress, BE-ja i ka kujtuar Serbisë detyrimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se Beogradi është pajtuar të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
“Bazuar në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagimin e BE-së.
Brukseli theksoi gjithashtu se zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, mbetet kusht për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt integrimit evropian.
Deklaratat e BE-së erdhën pas pohimeve të Gjuriçit, i cili tha se Serbia kishte lobuar kundër pranimit të Kosovës në KiE gjatë takimit të 135-të të Komitetit të Ministrave të mbajtur në Kishinau të Moldavisë.
Deklarata e Gjuriç:
“Lajme të mira nga Kishinau dhe Moldavia mike – Kosova dhe Metohia nuk do të bëhen anëtare të Këshillit të Evropës sot. Parimi i integritetit territorial dhe sovranitetit do të mbizotërojë sot… dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që zëri i Serbisë – e cila e njeh integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha vendeve evropiane në mënyrë të barabartë – u dëgjua qartë, pa ekuivoke dhe me kapacitet të plotë”.
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri