“Gjykata të zhbëjë kontratat e koncesionit”, Olsi Nika komenton vendimin për HEC-et në Valbonë

22 Korrik 2021 | 12:28

Vendimi i Gjykatës së Lartë për pezullimin e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, për presidentin e “EcoAlbania” Olsi Nika, do të thotë “ngrirje” e punimeve dhe se gjykimi i çështjes do të vijojë derisa të ketë një vendim përfundimtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, z. Nika nënvizoi se më rëndësi është që gjykata të shfuqizojë kontratat koncesionare, në mënyrë që në këtë zonë mos të ketë më ndërhyrje.

Z. Nika shtoi se në Valbonë është dëmtuar ekosistemi, pasi HEC-et janë drejt përfundimit.

“Jemi 2, 3 vite pas dhe punimet janë drejt fundit. Dëmtimi në mjedis është tashmë real, por megjithatë ky vendim nëse do të zbatohet jep shpresë që Valbona të rikthehet edhe njëherë ashtu siç ishte më parë”, u shpreh ai, teksa apeloi që kjo zonë duhet të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e banorëve të 27 fshatrave dhe shoqatave mjedisore dhe urdhëroi ndalimin e punimeve në gjithë luginën, deri në daljen e një vendimi të formës së prerë.

Banorët e Bashkisë Tropojë, Shoqata “TOKA” dhe Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare kërkuan anulimin e projektit për ndërtimit të 2 hidrocentraleve, “Dragobia” dhe “Cerem” në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës.

Ndërtimi i hidrocentraleve do të kryhej nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026