Gjykata e Lartë merr sot vendimin për ’21 janarin’, të pranishëm familjarët e Nikës

12 Mars 2024 | 12:40

Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se në Gjykatën e Lartë kanë mbërritur, familjarët e Nikës.

SPAK mësohet se përfaqësohet nga prokuror Alfred Shehu, ndërsa familja Nika nga avokati Idajet Beqiri.

Në seancë pritet të marrin pjesë dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimës tjetër të 21 janarit.

Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026