Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Genc Tafilit

18 Dhjetor 2022 | 14:53

Genc Tafilit i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Arben Zylyftari, i është refuzuar rekursi në gjykatën e lartë.

Tafili kërkoi të rrëzonte vendimin e apelit që e riktheu atë në qeli. Tafili është dënua më 25 vite burg, por në nëntor të vitit 2017-të, kur i kishin mbetur edhe 3 vite dënim ai fitoi lirinë me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Tafili duhet të mbante kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë, por pas kësaj ai u largua nga Shqipëria.

Në atë kohë vendimi u apelua nga prokuroria e Krujës dhe gjykata e apelit në Tiranë vendosi rikthimin në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur. Genc Tafili u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Gjermani teksa po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë. Arben Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000, kur Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, babait të Genc Tafilit që ishte një ndër personat më të kërkuar në atë kohë.

Gjatë operacionit, pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë Drejtori i Policisë, Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili. Policia arrestoi Genc Tafilin, dhe vëllain e tij Admir Tafili, duke i akuzuar ato për vrasje në bashkëpunim. Për këtë ngjarje Admir Tafili është dënuar me burg përjetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026