Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin Nicolas Sarkozy
Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.
Përveç kësaj, gjykata i ndaloi Sarkozisë të kishte çdo kontakt me Ministrin e Drejtësisë Gerald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit. Ky takim kishte sjell kritika, kryesisht nga gjyqtarët.
Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Sante në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Më parë, prokurori i kishte propozuar Gjykatës së Apelit të Parisit që ish-presidenti francez të lirohej.
Sarkozy u burgos më 21 tetor pasi një gjykatë e shpalli fajtor për konspiracion kriminal, për shkak të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar financim për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata franceze vendos sot për Nicolas Sarkozy nëse do të lirohet nga burgu
- Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për komplot për të vrarë ambasadorin izraelit
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë