Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për lirimin e Fatjon Muratit

Fatjon Murati
13 Mars 2023 | 15:16

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për Fatjon Muratin, të cilit, masa e sigurisë “Arrest me burg”, iu zëvendësua me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se pasi u verifikimet e të gjitha rezultatet e arritura nga hetimi paraprak, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal.

“1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fatjon Murati.

2. Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjyqtari i hetimit paraprak, pasi ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar: provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara, ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës.

Fatjon Murati është pronari i lokalit në “Don Bosko”, ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme, me 1 viktimë dhe 6 të plagosur nga të shtënat me armë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026