Gjykata franceze refuzon pezullimin e faqes së internetit Shein

19 Dhjetor 2025 | 20:13

Një gjykatë në Paris ka hedhur poshtë një përpjekje të qeverisë franceze për të pezulluar faqen e internetit të gjigantit të modës Shein, në përgjigje të shitjes së kukullave seksi si fëmijë në platformën e saj.

Gjykata tha se kërkesa për një pezullim tremujor ishte “joproporcionale”  por urdhëroi verifikimin e moshës për shitjen e produkteve për të rritur. Masa kundër Shein u ndërmor pasi organi mbikëqyrës i konsumatorit në Francë muajin e kaluar e raportoi atë tek autoritetet për shitjen e “kukullave të seksit me pamje fëminore”.

Shein tha se përparësia e saj mbeti mbrojtja e konsumatorëve francezë. Në përgjigje të polemikave fillestare, Shein njoftoi se do të ndalonte shitjen e të gjitha kukullave të seksit në faqen e saj në nivel ndërkombëtar.

Duke urdhëruar që të merren masa për verifikimin e moshës për shitjen e artikujve për të rritur, gjykata tha se gjoba për çdo shkelje do të ishte 10,000 euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026