Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës

9 Mars 2026 | 21:05

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Qeveria e Kosovës ka publikuar një komunikatë për media, duke reaguar ndaj pezullimit të këtij dekreti.

Në komunikatën zyrtare, Qeveria thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes” dhe shton se kjo hapësirë “lejon që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.”

Qeveria thekson gjithashtu se për tre javë do të mbetet “në gjendje pritjeje”, duke vënë në dukje se një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët “vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.”

Në përfundim, ekzekutivi i Kosovës shpreh pritshmërinë që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese “të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.”

Reagimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes.

Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.

Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026