Gjykata lë në burg 26-vjeçaren e dyshuar se nxori në pritë Hekuran Billën, e reja mohon akuzat
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 26-vjeçaren Adjola Lakra, e arrestuar disa ditë më parë nën dyshimin si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës.
Para Gjykatës, 26-vjeçarja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke mos pranuar se ka qenë bashkëpunëtore në krimin e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Billa.
Në një komunikim për mediat në përfundim të seancës, avokati mbrojtës Andi Duro mohoi akuzat ndaj klientes së saj, ndërsa tha se e vetmja arsye pse ajo u la në burg është për shkak të helmimit që i është bërë opinionit publik.
Ai pranoi se klientja e tij kishte njohje me viktimën dhe një nga personat e dyshuar si autor i vrasjes, por mohoi se ajo kishte dijeni për konfliktin mes tyre.
26-vjeçarja sipas Prokurorisë dyshohet se ka nxjerrë në pritë Billën dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar, Sebastian Mali dhe Viktor Marku.
Hekuran Billa u ekzekutua në makinën e tij dhe motiv i krimit është hakmarrja. Billa në 2006 në Angli ka vrarë vëllain e Viktor Markut.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata angleze. Por pas ardhjes në Shqipëri Gjykata e Tiranës ndryshoi vendimin dhe e dënoi me 25 vite burg. Ai u lirua në shkurt të 2019 pas disa uljeve që përfitoi nga Gjykata e Krujës.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni