Gjykata lë në burg bashkëshortin e 57-vjeçares që u vetëhodh nga furgoni
Gjykata e Elbasanit dhe prokuroria kanë vendosur masën ‘arrest me burg’ për bashkëshortin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, e cila u vetë hodh nga furgoni i fshatit Papër, pak ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, e për pasojë ndërroi jetë.
68-vjeçari Mahmut Gjuzi, u arrestua një ditë më pas më (21 tetor) nën akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Dhuna psikologjike që Gjuzi ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes së rëndë. Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 57-vjeçarja dyshohet se u hodh nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj, për të blerë misra me qëllim tregtimin e tyre.
Shoqja e viktimës ka dëshmuar se 57-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë. Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e pasmë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh. Ndonëse të gjithë pasagjerët zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, përplasja ka qenë fatale.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare