Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e bija: Mamin e kanë detyruar të japë ato vendime
Gjykata e Posaçme pas një seance që ka zgjatur më shumë se 4 orë ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për të lidhur me korrupsionin në Gjykatën e Krujës, përfshirë gjyqtaren Enkeleda Hoxha.
Të pranishëm para gjykatës ishin babai i moshuar i gjyqtares dhe vajza e saj, të cilët thonë se ajo ka punuar me ndershmëri dhe është detyruar të marrë vendimet e dyshimta.
Kjo e fundit deklaroi për mediat se nëna e saj kishte punuar me ndershmëri prej 18 vjetësh në gjykatën e Krujës dhe se ishte detyruar nga dikush që të merrte vendimet e dyshimta për të cilat u arrestua, nga ku rezulton të jenë liruar nga burgu persona të njohur të botës së krimit.
Ndërkohë Belul Hoxha, babai i gjyqtares tha se e bija, e cila ka edhe një djalë 19-vjeçar autik, ka kërkuar shumë herë të transferohet në Tiranë dhe e kanë gënjyer për vite me radhë.
Sipas tij, është e pakuptimtë që ajo po akuzohet për korrupsion dhe jeton në një banesë me divane të kohës se komunizmit.
Pothuajse një vit hetime me iniciativë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) çuan në zbulimin e një skeme korrupsioni në gjykatën e Krujës ku të dënuarit përfitonin ulje dënimi kundrejt ryshfetit deri në 12 mijë euro. Prokuroria e posaçme kishte nisur hetimet kryesisht pas akuzave publike ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha pas lirimit me kusht të Endrit Dokles ndërsa mëngjesin e së enjtes agjentët e policisë e kanë prangosur në sallën e gjyqit.
Gjyqtarja, e cila me vendimet e saj ka liruar nga qelia edhe eksponentë të krimit si Genc Tafili dhe Hekuran Billa mësohet se po shqyrtonte kërkesën e të dënuarit për vrasje Saimir Petani, i cili sipas hetimeve do të përfitonte lehtësi nga vendimi që do të jepej.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni