Gjykata Supreme mund ta bllokojë urdhrin e Trump për shtetësinë

16 Maj 2025 | 12:57

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten u duk e vendosur për të ndaluar kufizimet e presidentit Donald Trump për shtetësinë automatike për fëmijët e lindur në SHBA, dhe për të gjetur një mënyrë për të kufizuar urdhrat e gjykatave më të ulëta të shteteve amerikane.

Nuk u bë e qartë se si mund të duket një vendim i tillë, por një shumicë gjyqtarësh shprehu shqetësime për atë që do të mund të ndodhte nëse administrata Trump do të lejohej, qoftë edhe përkohësisht, t’ua mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur nga njerëzit që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, raporton Associated Press.

Gjyqtarët dëgjuan argumentet e apeleve urgjente të administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta, të cilat i kanë pezulluar kufizimet për shtetësinë në shtetet amerikane.

Masat për pezullim janë paraqitur si një ndalesë kritike ndaj përpjekjeve të Trumpit për reforma qeveritare, dhe si një burim i zemërimit në rritje për presidentin republikan dhe për aleatët e tij.

Gjyqtarët kanë lëshuar 40 masa kufizuese që kur Trump nisi mandatin e tij të dytë presidencial, në janar, i tha gjykatës avokati i Shtetit, John Sauer, në fillim të argumentimeve që zgjatën mbi dy orë.

E drejta e shtetësisë automatike të fituar me lindje është në mesin e disa çështjeve, shumica prej tyre të lidhura me migracionin, që administrata i ka kërkuar gjykatës ta shqyrtojë në mënyrë urgjente.

Gjyqtarët po shqyrtojnë edhe kërkesat e administratës Trump për t’i dhënë fund lejeve humanitare për më shumë se 500.000 njerëzve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, dhe për t’i hequr mbrojtjet e tjera të përkohshme ligjore për 350.000 venezuelas të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë

Mbështetja tradicionale e Partisë Republikane për Izraelin po shfaq shenja dobësimi, ndërsa gjithnjë e më shumë republikanë, veçanërisht të rinjtë, po shprehin qëndrime kritike ndaj...
21:18 | 29/06/2026

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

Irani tha të hënën se nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim, pasi Teherani mbetet i...
20:47 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026