Gjykata urdhëron administratën Trump të kthejë në SHBA kolumbianen e deportuar në Kongo
Një gjykatës federal i ka urdhëruar administratës Trump të dërgojë një grua kolumbiane përsëri në SHBA nga Republika Demokratike e Kongos pasi ajo u deportua në kombin afrikan. Gjykatësi i distriktit amerikan Richard Leon theksoi se dëbimi i Adriana Maria Quiroz Zapatës ka të ngjarë të ketë qenë i paligjshëm.
Në vendim theksohej se Zapata e cila vuan nga diabeti dhe një problem me tiroiden, është dërguar në një vend që refuzoi ta pranonte sepse nuk mund të ofronte kujdes të mjaftueshëm mjekësor.
“Si rezultat, ajo përballet me një rrezik të përditshëm të ndërlikimeve mjekësore, deri në vdekje”, thuhet në vendim.
Njolla të zeza filluan të rriteshin në shpinë dhe këmbë të Zapatës ndërsa ajo ishte në paraburgim, lëkura e saj filloi të zhvishej dhe thonjtë e saj u nxinë, sipas një deklarate që 55-vjeçarja paraqiti në gjykatë dhe e cila iu dha Associated Press nga avokati i saj.
“Ajo nuk është mirë dhe shqetësohet se do të vdesë”, tha avokatja e saj, Lauren O’Neal.
Zapata hyri në SHBA nga Meksika në gusht 2024 dhe u mor në paraburgim nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave, ICE. Që kur u deportua, ajo ka jetuar në një hotel në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.
Zapata dhe të deportuarit e tjerë rrallë lejohen të dalin jashtë dhe vetëm me mbikëqyrje. Ajo ishte midis mijëra emigrantëve që jetonin ligjërisht në SHBA, duke pritur vendime mbi kërkesat për azil, kur papritmas iu lëshuan dekrete deportimi që urdhëronin dëbimin e tyre në vende ku shumica nuk kishin lidhje.
Më shumë se 15,000 urdhra deportimi nga vende të treta u lëshuan në kuadër të përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për më shumë dëbime të emigrantëve, megjithëse vetëm një pjesë e urdhrave është zbatuar.
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë