Gjykata vendos, me mijëra blerës mund t’i kërkojnë kompensim Volkswagen-it
Gjykata më e lartë në Gjermani ka marrë vendimin kundër Volkswagen-it në lidhje me skandalin e ndotjes, duke u mundësuar kështu me mijëra klientëve që të ngrenë padi të ngjashme.
Një blerës, i quajtur Herbert Gilbert, kërkoi që t’i ktheheshin paratë e makinës së blerë nga Volkswagen.
Sipas vendimit të Gjykatës Federale të Gjermanisë, kompania duhet ta kompensojë pjesërisht pasi ta kthejë makinën.
Padia vjen pas skandalit të quajtur si “Dieselgate”. Kompania gjermane pranoi se kishte manipuluar makinat për të gënjyer me ndotjen e naftës.
Nikolai Laude, zëdhënës i Volkswagen, tha se kompania do t’u përgjigjet edhe blerësve të tjerë që kanë bërë kërkesë të kthejnë makinën, duke u ofruar një kthim të pjesshëm të parave, me një pagesë të vetme.
Laude tha për Euronews se sasia e kompensimit do të përcaktohej sipas rastit.
Po ashtu, vendimi nuk përbën shkak për pretendime të reja, pasi ka ende pyetje pa përgjigje nga paditë e para, si statusi i kufizimeve dhe nëse mund të ngrenë pretendime edhe klientët që i kanë blerë makinat para shtatorit të vitit 2015.
Paditësi Herbert Gilbert tha se vendimi ishte i pritshëm dhe se do të ndihmojë me mijëra të tjerë që kanë bërë kërkesa të ngjashme.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta