Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së, Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

18 Nëntor 2020 | 18:20

Duke paralelizuar serbët me nazistët dhe kosovarët me hebrenjtë, për drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazin, Gjykata Speciale është një gjykatë e ngjashme me atë të Nurembergut, por “e kthyer kokë-poshtë”, e cila “nuk po gjykon nazistët, por hebrenjtë”.

Abazi e bëri këtë koment në një panel me gazetarin Franko Egro përballë Ilva Tares në Euronews Albania teksa u diskutua ecuria e procesit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai këmbënguli se gjyqi është ndaj UÇK-së dhe jo thjeshtë individëve, dhe se me këtëpo bëhet një padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Qartazi Gjykata Speciale është padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, vetë aktakuza, me termin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ përpiqet të përmbysë të vërtetën historike dhe vendos në moment delikat edhe të ardhmen e Kosovës, ndikon te njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të përdoret nga Serbia,” – u shpreh Boiken Abazi, i cili këmbënguli se besonte te pafajësia e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“[Është] Si gjykata e Nurembergut e kthyer kokë-poshtë që nuk gjykon nazistët, por hebrenjtë, ose rezistencën e hebrenjve kundër nazistëve,” – shtoi më tej drejtuesi i Vetëvendosjes për Shqipërinë.

Abazi tha se në Kosovë nuk është vendosur ende drejtësi për luftën. Ai përmendi si shifra totalin e mbi 13 mijë personave të vrarë, prej së cilëve mbi 1,300 fëmijë, 20 mijë gra të përdhunuara dhe 1,600 persona ende të pagjetur.

“Për shumicën e këtyre krimeve nuk është dënuar askush në Serbi. Ka pasur edhe vrasje pas luftës, mirëpo dëshira dhe nevoja për drejtësi për pjesën tjetër të asaj se çfarë ka ndodhur me Kosovën nuk duhet ngatërruar me këtë gjykatë. Kosova ka hapur mbi 40 çështje dhe ka dënuar 34 shqiptarë dhe katër serbë për krime lufte, ndërsa Serbia ka hapur 17 çështje dhe ka dënuar 2 shqiptarë dhe 4-5 serbë që s’kanë ende vendim përfundimtar, flas këtu për konfliktin në Kosovë,” – u shpreh Abazi duke shtuar se nevojitet lobim dhe ndihmë ndërkombëtare që situata të ndryshojë.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata Speciale, Abazi: Vetëvendosje mbështeti Thaçin kur donte ta mbyllte, tani shohim makabritetet gjyqësore 

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gazetari Franko Egro: Gjykimi vetëm për shqiptarët ngre pikëpyetje të mëdha

”Janë të pështira dhe të turpshme”, Franko Egro kritikon përplasjet e brendshme të politikës shqiptare mbi UÇK-në

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021