Gjyqi ndaj Metës, reagon Berisha: Drejtësia duhet të jetë transparente me publikun

28 Prill 2026 | 12:26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të martë, ka reaguar për gjyqin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u zhvillua ditën e djeshme në GJKKO, një pjesë e të cilit u zhvillua në prani të mediave.

I pyetur nga gazetarët nëse seancat gjyqësore duhen të bëhen publike, Berisha u shpreh se vetëm në rastet kur seancat përbëjnë sekrete shtetërore nuk duhet të bëhen publike, ndërkohë që në të gjitha rastet e tjera, sipas tij, duhet të jenë publike.

“Çdo seancë, përjashtuar ato që kanë sekrete të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, duhet të jenë publike dhe vetëm publike. Kjo është një normë për çdo vend të lirë. Drejtësia duhet të jetë transparente me publikun.

Kur një seancë bëhet e mbyllur, bëhet për qëllime të sekretit shtetëror, ndërkohë asgjë tjetër nuk duhet të mbahet fshehur nga mediat dhe publiku.

Ky është standardi i çdo vendi të lirë, por jo i diktaturave autoritare dhe aq më pak i diktaturave të cilat ndjekin ligjin e heshtjes mediatike”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026