Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po drejton gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, të ndalë kalimin e çështjes tek juria dhe të rrëzojë akuzat pasi prokurorët përfunduan paraqitjen e provave.
Gjykatësi Juan M. Merchan nuk vendosi menjëherë për kërkesën e mbrojtjes, e cila erdhi në fund të një dite të nxehtë që përfshinte pranimin nga dëshmitari kryesor i prokurorisë për vjedhje të dhjetëra mijëra dollarëve nga kompania e Trump dhe zemërimin e gjykatësit me një dëshmitar të mbrojtjes që çoi në nxjerrjen për një kohë të shkurtër të gazetarëve nga salla e gjyqit, shkruan VOA.
Gjyqi do të rifillojë të martën me vazhdimin e dëshmisë nga Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë për të sulmuar besueshmërinë e ish avokatit të Trump, Michael Cohen.
Cohen është dëshmitari i fundit, të paktën tani për tani, për prokurorët, të cilët po përpiqen të vërtetojnë akuzat se Trump u përpoq të fshihte historinë e marrëdhënies jashtëmartesore me Daniels dhe më pas falsifikoi të dhënat e biznesit për t’i mbuluar ato si pjesë e një skeme për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Mbrojtja e ka portretizuar Cohen si një gënjeshtar të fiksuar tek mediat, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish- Presidentit Trump.
Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin. Avokati Blanche iu lut gjykatësit që “të mos e lejojë këtë çështje t’i shkojë jurisë duke u mbështetur në dëshminë e Cohen”.
Gjykatësi u shfaq i pandikuar nga argumenti i mbrojtjes, duke pyetur avokatin nëse ai besonte se “si një çështje ligjore, ky person nuk është aq i denjë për t’u besuar se nuk duhet as të merret parasysh nga juria?”
“Ju thatë se gënjeshtrat e tij janë të pakundërshtueshme”, u përgjigj gjykatësi. “Por ju mendoni se ai do të mashtrojë 12 njujorkezë që ta besojnë këtë gënjeshtër?”
Kërkesa e avokatëve mbrojtës të Trump erdhi pas një skene kaotike, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.
Castello, ish-prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se Cohen i kishte thënë atij se Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.
“Michael Cohen ka thënë disa herë se Presidenti Trump nuk dinte asgjë për ato pagesa, se ai i kishte bërë ato vetë, dhe ai e ka përsëritur këtë disa herë”, tha zoti Castello para anëtarëve të jurisë. Ai do të paraqitet sërish në gjykatë të martën.
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve