Gjyqi në Hagë, Rron Gjionvci: Akuzat individuale, Fitim Salihu: Për luftën e UÇK-së
Analistët Rron Gjinovci dhe Fitim Salihu komentuan me qëndrime të ndryshme për Euronews Albania aktakuzën ndaj ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Opinionisti Gjinovci nga Prishtina këmbënguli me replika ndaj gazetares Ilva Tare se në mediat shqiptare dhe ato të Kosovës po ka një qëndrim të gabuar në raportimin e çështjes kinse ish-udhëheqësit e për rrjedhim vetë UÇK-ja po akuzohen “për organizatë kriminale”.
“Kur dy apo më shumë vetë bëjnë një krim bashkë, konsiderohen ndërmarrje e përbashkët kriminale, nuk kuptoj pse po mundohet të nxirret nga kjo kategori e thjeshtë juridike… të nxirret diçka që nuk thuhet as nga raporti i Dick Marty-it e nga askush në botë, [se UÇK-ja është organizatë kriminale]” – u shpreh me shqetësim Gjinovci, duke kritikuar raportimet mediatike, të cilat sipas tij kanë prirje për të nxjerrë në përfundime të gabuara.
Mirëpo Fitim Salihu tha se “akuza është e qartë” pikërisht për të nxjerrë këtë përfundim.
“Vërtetë në gjuhë juridike ashtu përdoret, por nëse e sheh pikën 35-së të aktakuzës, e cila i referohet Shtabit të Përgjithshëm [të UÇK-së] me cilësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, i referohet brigadave dhe njësive të UÇK-së, nuk bëhet një ndarje mes individëve, hierarkisë dhe strukturës kjo e bën të qartë se ata po gjykohen për rolin në UÇK, pra nuk gjykohet individi, por po gjykohet pozita që ka përfaqësuar,” – u shpreh Fitim Salihu.
Gjatë diskutimit Gjinovci kujtoi se gjatë njëzetë viteve të fundit Lidhja Demokratike e Kosovës ka pretenduar vazhdimisht për vrasjen politike të rreth njëqind aktivistë të saj pas luftës.
“Tani s’e kuptoj se çfarë ndodhi me këta të vrarët… si ndodhi që po befasohemi nga Gjykata Speciale […] kur LDK-ja ka ardhur në pushtet, ka mbledhur votat, duke na treguar se si ia kanë vrarë aktivistët pas luftës për motive politike,” – vijoi Gjinovci duke sqaruar se për shkak të qasjes së gabuar mediatike po paragjykohet dhe “demonizohet” angazhimi i perëndimorëve për të dhënë drejtësi.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington