Gjyqi për fondet e dhëna gjatë fushatës nga Gadafi, gjykata shpall fajtor Sarkozy

25 Shtator 2025 | 11:19

Gjykata Penale e Parisit shpalli fajtor për konspiracion kriminal ish-presidentin Nicolas Sarkozy.

Dënimi u dha në kuadër të gjyqit të zhvilluar ndaj ish-presidentit për financimin të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 me fonde nga qeveria e ish-udhëheqësit libian, Muamar Gadafi.

Sarkozy u lirua nga akuzat e tjera, përfshirë ato për përvetësimin e fondeve dhe korrupsion.

Vendimi, i cili nuk është zbardhur ende i plotë është i fundit, i një përballjeje të gjatë gjyqësore të Sarkozy me sistemin e drejtësisë.

Ish-presidenti, që drejtoi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, është dënuar më parë në dy raste të ndara dhe ka humbur dekoratën më të lartë të shtetit francez.

Akuzat dhe mbrojtja

Prokurorët pretenduan se Sarkozy dhe ndihmësit e tij kanë hartuar një pakt me Gadafin në vitin 2005, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë për rivendosjen e imazhit ndërkombëtar, në këmbim të financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2007.

Në total, 11 persona të tjerë janë akuzuar në këtë çështje, mes tyre ish-ministra dhe drejtues të lartë të fushatës së Sarkozisë, të cilët i kanë mohuar akuzat.

“Do të duhet aq kohë sa të duhet, por unë do të luftoj deri në fund për të vërtetuar pafajësinë time,” ka deklaruar Sarkozy për gazetën Le Figaro.

Një president mes gjykatës dhe politikës

Kjo nuk është përballja e parë e Sarkozy-së me drejtësinë. Ai është dënuar më parë për korrupsion dhe për financim të paligjshëm të fushatës në çështjen e njohur si “afera Bygmalion”. Përveç pasojave ligjore, dënimet i kanë kushtuar edhe humbjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.

Megjithatë, ish-presidenti mbetet një figurë me ndikim në të djathtën franceze dhe vijon të ketë kontakte të rregullta me presidentin aktual Emmanuel Macron, duke ruajtur një profil aktiv në politikën franceze.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One

Disa gazetarë të New York Times u thirrën për të dëshmuar pasi raportuan shqetësime të dyshuara për sigurinë që përfshinin avionin e ri Air Force...
18:44 | 11/07/2026

Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)

Të paktën 15 persona humbën jetën pasi një varke që transportonte turistë indianë u përmbys pranë një ishulli në Vietnamin jugor. Në bord ndodheshin gjithsej...
18:24 | 11/07/2026

Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin

Burime libaneze për Al Jazeera-kanë njoftuar këtë te shtunë se delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit janë takuar për të hartuar një...
17:59 | 11/07/2026