Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në #RinCamp2026.
Anëtarësimi në BE dhe progresi i Shqipërisë ishte pjesë e bisedimeve me të rinjtë në panelin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha theksoi se ky proces kërkon përfshirjen aktive të të gjithëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët do të jenë nesër përfituesit e drejtpërdrejtë të çdo investimi që bëjmë sot.
“Ky është qëllimi ynë kombëtar, misioni ynë i përbashkët dhe mundësia më e mirë e të rinjve. Askush nuk përjashtohet; të gjithë kanë një rol për të luajtur. Ky brez do të jetë i pari që do ta përjetojë Shqipërinë si Shtet Anëtar i Bashkimit Evropian. Unë e kam theksuar edhe në turin e takimeve që kam zhvilluar me të rinjtë se Evropa fillon këtu. Në Bruksel merren vendimet, por reformat bëhen këtu. Impakti i gjithçkaje që vendoset në Bruksel, është në Shqipëri”, theksoi Ministri.
Sipas Hoxhës, duke kuptuar se anëtarësimi në BE fillon këtu në shtëpi, secili prej nesh, individualisht dhe kolektivisht, mund të ndihmojë në afrimin e kësaj të ardhmeje.
“Ndërsa përgjegjësia jonë është ta udhëheqim Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, përgjegjësia e të rinjve do të jetë të përfaqësojnë dhe mbrojnë si interesat e Shqipërisë brenda familjes evropiane, ashtu edhe interesat tona të përbashkëta evropiane në skenën globale”, theksoi Ministri i Jashtëm.
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet
Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin