Gjyqtarët e ‘Kushtetueses’ vizitë pune në SHBA, zbardhet tema e diskutimeve

29 Mars 2024 | 16:57

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kanë zhvilluar një vizitë pune në SHBA në datat 27-29 mars.

Përmes një njoftimi të këtij institucioni, në takim kanë marrë pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, znj. Sonila Bejtja, z. Sandër Beci, z. Ilir Toska dhe z. Genti Ibrahimi, si dhe znj. Vilma Premti, drejtore e Kabinetit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu bëhet me dije se delegacioni shqiptar pati takime me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Bruce Sëartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, znj.Yuri Kim.

Në fokus të takimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rëndësia që mbart realizimi me sukses i saj për krijimin e një sistemi gjyqësor eficient dhe të pavarur.

Njoftimi:

Vizitë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27-29 mars 2024

Në datën 28 mars 2024, në kuadër të një vizite të përbashkët zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën marrin pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, znj. Sonila Bejtja, z. Sandër Beci, z. Ilir Toska dhe z. Genti Ibrahimi, si dhe znj. Vilma Premti, drejtore e Kabinetit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, janë zhvilluar takime zyrtare me përfaqësues të lartë të institucioneve të drejtësisë në Ëashington D.C., në të cilat ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në SHBA, z. Ervin Bushati.

Më konkretisht, delegacioni shqiptar pati takime me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Bruce Sëartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, znj.Yuri Kim.

Në fokus të takimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rëndësia që mbart realizimi me sukses i saj për krijimin e një sistemi gjyqësor eficient dhe të pavarur, me qëllim rritjen e besimit të publikut në dhënien e drejtësisë, si dhe ecjen përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimeve, Kryetarja Zaçaj, pasi shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ndal edhe te sfidat me të cilat është përballur Gjykata Kushtetuese që pas rikompozimit të plotë të saj dhe rezultatet pozitive që janë shënuar jo vetëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së vendimmarrjes, rritjes së efikasitetit dhe transparencës, por edhe në promovimin dhe njohjen e kësaj Gjykate në arenën ndërkombëtare.

Zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e ofruar nga shteti amerikan për implementimin me suksese të reformës në drejtësi dhe rritjen e besueshmërisë te gjyqësori shqiptar.

Në vijim të agjendës së vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Holta Zaçaj, do të zhvillojë sot në orën 18:00, një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA) në lidhje me këto takime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026