Gjyqtari përjashtohet nga Botërori, Lahoz dënohet nga FIFA
15 kartonë të verdhë, grushta në fushë dhe faulle pafund, kjo ishte panorama e ndeshjes Argjentinë-Holandë, e cila rezulton e fundit në këtë botëror për arbitrin Antonio Mateu Lahoz.
Spanjolli është dënuar nga FIFA, ndërkohë nuk do të gjykojë më asnjë nga 4 ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës.
Çerekfinalja e 9 dhjetorit regjistroi gjeste antisportive në fushën e lojës, lojtarë të cilët ofenduan dhe sulmuan njëri-tjetrin, ndërkohë nuk i shpëtuan ndëshkimit të Lahoz. Ky i fundit u kritikua nga FIFA për vendimet e tij, teksa lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave shpërthyen ndaj 45-vjeçarit nga Valencia. Në dosjen që qeveria botërore e futbollit ka përgatitur janë 48 shkelje të sanksionuara, 30 për albiçelestët dhe 18 për tulipanët.
Detaje të tjera po dalin dita ditës, ndërkohë që hetimi nga FIFA do të vijojë ende. Jo vetëm ndaj Lahoz, por edhe ndaj Argjentinës, ku në përfundim të ndeshjes ka pasur një përplasje të ashpër mes trajnerit Luis Van Gal dhe sulmuesit Lionel Messi.
Argjentina ishte skuadra që avancoi më tej, ku në gjysmëfinale do të përballet me Kroacinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare