“Sistemi më keq se 10 vite më parë”, Tabaku: Depozitova në Kuvend 4 projektligje
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur në seancën plenare se përpos 4 projektligjeve të depozituara në Kuvend do t’i bashkëngjiten edhe 3 të tjera.
Në fjalën e sa saj, Tabaku theksoi se sistemi politik sot është kthyer në perfeksionimin e së keqes dhe se është më keq se 10 vite më parë
“Kam depozituar në Kuvend 4 projektligje që do i bashkëngjiten 3 të tjerë. Besoj që 5 pika kryesore dua t’i theksoj edhe këtu.
Kompani pa pronar.
Krijimin e sistemeve të mëdha publike në raport me BE.
Evidentimi i përgjegjësisë personale për çdo nëpunës civil.
Luftë ndaj teknologjisë me pastrimin e parave.
Ndryshim të ligjit të përgjegjësisë materiale.
Në fund të ditës këto janë thjesht ligje, por sot pas 10 vitesh çfarë nuk funksionon?
Sot sistemi është më keq se 10 vite më parë.
Ditët e fundit doli informacioni se një ish ministër ishte i përfshirë i aferës inceneratorëve. Kur kam kërkuar informacion për këtë mora përbaltje nga muri socialist.
Tani, askush nuk do t’ia dijë si dolën dhe pse dolën këto të dhëna. Por ajo që po shohim për muaj është një shtet i cili nga i keq është perfeksionuar si i tillë.”- tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meçe: Sali Berisha i vetmi që nuk donte rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës
- Sulmi ndaj Berishës, Noka-pozitës: Do keni përballje, revolucioni do t’iu fshijë
- Ambasadori amerikan në Kosovë takim me Escobar
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve