Punëtori tenton të përdhunojë pronaren në Greqi, pasi e pushoi nga puna

12 Dhjetor 2022 | 17:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku punonjësi ka tentuar të përdhunojë pronaren pasi kjo e fundit e  ka pushuar nga puna.

Viktima e sulmit dëshmoi në polici se një 30 vjeçar nga Pakistani kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ajo tha se e njihte të riun pasi ky i fundit kishte punuar në serat e saj derisa 50 vjeçarja kishte vendosur që ta pushonte nga puna.

Sipas mediave greke, gruaja ka dëshmuar para autoriteteve se agresori kishte trokitur në derë dhe sapo ajo e kishte hapur, ishte sulmuar fizikisht nga pakistanezi i cili i kishte hedhur edhe një substancë të dëmshme në fytyrë.

Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të pakistanezit i cili sapo ka kryer sulmin e rëndë, është arratisur nga vendngjarja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026