Gjysmëfinalet e Europa League, ndeshje titanësh mes United dhe Romës, Arsenal mat forcat me Villarreal
Roma-Manchester United dhe Arsenal-Villareal janë dy gjysmëfinalet e këtij edicioni në Europa League. Në Itali Roma u ndal në barazim 1-1 me holandezët e Ajax.
Roma është skuadra e vetme italiane që vijon të angazhohet në arenën ndërkombëtare. Për më tej arriti të kalojë dhe Arsenal, që në Ceki mundi Slavia Pragë me rezultatin 0-4. Topçinjtë zgjidhën gjithçka shumë shpejt, duke shënuar që në pjesën e parë tre herë.
Nuk e pati të vështirë as Vilareal që arriti një sukses 2-1, ndaj Dinamo Zagreb. Fitore e pastër dhe për Manchester United, që ndaj Granadës triumfoi me rezultatin 2-0, si në takimin e parë.
Megjithatë, spanjollët i gëzohen faktit se arritën që të preknin çerekfinalet që në edicionin e tyre të parë në Europa League. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen në datën 29 prill, ndërsa takimi i kthimit më 6 maj. Finalja e këtij edicioni të Europa League do luhet në datën 26 maj në Poloni.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër