Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Juventus-Milan pas më shumë se 3 muaj pa futboll
Italia bëhet gati për të zhvilluar ndeshjen e parë pas më shumë se tre muajsh ndërprerje, për shkak të pandemisë. Të premten në orën 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit, që do të përcaktojë dhe skuadrën e parë finaliste të këtij komepticioni.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit. Sfida do të luhet në “Alianz Stadium”, pa praninë e tifozëve. Federata ka marrë masa të shumta për këtë takim, në mënyrë që të zbatohet protokolli për higjienën i pacaktuar pak javë më parë. Skuadrat duhet që të zbatpojnë udhëzimet që në grumbullim, e deri në përfundimin e takimeve, ku duhet të kujdesen sa më shumë të jetë e mundur për të evituar kontaktet e panevojshme.
Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër di të zhvillohet të shtunën, ku Interi dhe Napoli do të diskutojnë dhe biletën e dytë për në finalen e Kupës. Italia është nga vendet me të prekura nga COVID-19, megjithatë numri i të infektuarve dhe vdekjeve ka ardhur në ulje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve