Policia e Tiranës ka finalizuar operacion kundër mashtrimeve me Call-Center duke zbuluar një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive. Sipas informacioneve të ardhura nga policia është arrestur administratori i subjektit, ndërsa janë marrë në hetim edhe 13 punonjës të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 39 vjeç.
Shtetasi R. L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU: