Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona (VIDEO)

20 Maj 2026 | 13:14

Policia e Durrësit ka arrestuar 9 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa telefona celularë.

Operacioni “Cleaning 4” u organizua pas hetimeve të nisura mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një grup personash që ushtronin aktivitet kriminal në shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave në Kavajë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë rrjet, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për 9 nga 12 shtetasit e akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Konkretisht, masa e sigurisë është ekzekutuar për 9 shtetas të moshave 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave të qytetit të Kavajës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026