Goditet Qipro nga Irani, Greqia ngrihet në protestë: Ndaloni luftën

2 Mars 2026 | 07:36

Duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër luftës dhe duke kërkuar që Greqia të mos ketë asnjë përfshirje në konflikt, qindra qytetarë, aktivistë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë protestuar në Athinë kundër sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Iran.Demonstruesit marshuan nga Parku i Lirisë drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin grek, duke hedhur thirrje kundër ndërhyrjeve ushtarake dhe duke kërkuar paqe dhe stabilitet në rajon.

Jemi këtu për të dënuar edhe një akt tjetër vrasës nga shteti vrasës i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër popullit të Iranit”, shprehet Giorgos Flemetakis, protestues.

Pak më vonë, qindra iranianë që jetojnë në Greqi u mblodhën jashtë ambasadës së Iranit në Athinë, duke festuar lajmin për vdekjen e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Me flamuj, këngë dhe parulla, ata theksuan se kanë tashmë shpresa për një epokë të re lirie në vendin e tyre dhe e cilësuan momentin historik pas dekadash represioni.

Nazia Matani, shtetase iraniane që jeton në Greqi: “Po festojmë këtu vdekjen e Khameneit, pas 47 vitesh sundimi tiranik, shtypjeje, torturash dhe vrasjesh ndaj popullit iranian. Është një moment shumë emocional dhe ende nuk mund ta besojmë atë që po përjetojmë.”

Nga ana e saj, qeveria greke shpreh shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve dhe thekson se duhet të shmanget një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme, me respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe mbrojtjen e civilëve.

Në planin politik, opozita greke kërkon nga qeveria garanci se Greqia nuk do të përfshihet në operacionet ushtarake dhe thekson nevojën për diplomaci dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

Paralelisht, autoritetet greke janë përqendruar në sigurinë e qytetarëve të tyre. Ministria e Jashtme ka përforcuar dhe zgjeruar linjat telefonike të emergjencës për grekët që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në kontakt me përfaqësitë diplomatike dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Kriza ka filluar të ndikojë edhe në transportin ajror. Kompania Aegean ka njoftuar anulimin e fluturimeve deri në orët e para të 4 marsit drejt dhe nga disa aeroporte të rajonit, përfshirë Tel Avivin, Bejrutin, Bagdadin, Erbilin, Dubain, Abu Dhabin, si dhe qytetet saudite Riyadh dhe Jeddah.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se dialogu me Iranin mbetet i nevojshëm për garantimin e sigurisë dhe...
14:42 | 23/06/2026

“Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij

Një shtetas shqiptar, i shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet itaiane ka rënë në prangat e policisë në Mancester të Mbretërisë së Bashkuar...
14:39 | 23/06/2026

Ivanka Trump publikon albumin nga dasma e vëllait, komenti i nuses tërheq vëmendjen

Ivanka Trump ka ndarë me ndjekësit e saj një album fotografik nga dasma e vëllait, Don Jr., me Bettina Anderson, e zhvilluar në një ishull...
14:38 | 23/06/2026