Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh
Një rrjet kriminal i dedikuar për marihuanën është goditur në provincën e Valencias dhe një mega-plantacion i teknologjisë së lartë është çmontuar, pjesë e së cilës është një grup shqiptar.
Operacioni rezultoi në arrestimin e 14 personave dhe sekuestrimin e 3,000 bimëve, si dhe disa armëve.
Oficerët çmontuan tre fabrika kultivimi në ambiente të mbyllura, përfshirë një plantacion të madh me teknologji të lartë me 2,763 bimë në një fazë të avancuar të rritjes. Tre nga të arrestuarit janë lënë në paraburgim.
Hetimi filloi në janar pasi disa shtetas shqiptarë u panë duke mbajtur pajisje për instalime kanabisi në ambiente të mbyllura në Xirivella. Hetuesit nga Stacioni Lokal i Policisë zbuluan se të dyshuarit ishin hetuar tashmë në vitin 2023 nga njësi të tjera policore dhe bëhet fjalë për masa të larta sigurie të përdorura nga shqiptarët.
Në mënyrë specifike, ata përdornin automjete me qira që i ndërronin rregullisht dhe largoheshin sistematikisht nga vendi.Gjithashtu bënin udhëtime të shpeshta nga Murcia në Girona për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të kërkuar objekte të reja.
Ndërhyrja e policisë ka ardhur si pasojë e një konflikti mes grupeve kriminale. Në incident janë përdorur armë zjarri, duke sjellë një reagim nga forcat e Gardës Civile në qytet.
Përmes mbikëqyrjes dhe monitorimit policor, u zbulua se grupi shqiptar kishte bashkëpunuar me një grup shtetasish spanjollë me dënime të mëparshme për trafik droge. Sipas autoriteve,me një ndarje të qartë detyrash, të dy grupet formuan një lloj sipërmarrjeje të përbashkët kriminale, një partneritet strategjik për të kombinuar burimet, teknologjinë dhe kapitalin.
14 personat e arrestuar janë sjellë përpara gjykatës si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, mashtrimit me energji elektrike dhe anëtarësimit në një grup kriminal. Tre prej tyre janë urdhëruar të mbahen në paraburgim. Njëri prej të ndaluarve ishte tashmë i kërkuar nga gjykata për të njëjtën vepër penale. Nuk ka ende një informacion nëse gjenden shqiptarë mes personave të arrestuar.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit