Goditja e grupit që trafikoi 3.2 ton kokainë, në disa pako gjendet flamuri shqiptar

16 Shkurt 2024 | 14:26

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga autoritetet policore spanjolle.

Në kuadër të operacionit “La Pampa” u arrestuan 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, si dhe u bë sekuestrimi i 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme. Pasuria totale e pasurive të sekuestruara kap vlerën e rreth 48 milionë euro.

Në fotot e shpërndarë nga operacioni, shihet se në një ngarkesat e kapura ndodhen dhe disa pako kokainë të mbështjella me flamurin shqiptar.

Sipas Europol hetimet kanë nisur që më 6 shkurt ndaj një biznesmeni italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella.

Ky i fundit, sipas autoriteteve ligjzbatuese kishte lidhje me një shtetas shqiptar që drejtonte  importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në vendet e BE.

Grupi i trafikantëve të drogës përmes një kompanie ekuadoriane frutash importonin kokainë, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg.

Gjatë hetimit, autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestruan disa ngarkesa të konsiderueshme kokaine në total 3.2 ton.

Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë.

Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarjes, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.

Të dy drejtuesit e këtij rrjeti kriminla pastrimin e të ardhurave të përfituara nga droga e bëni përmes  blerjes së pronave, automjeteve luksoze dhe mallrave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026