“Goditje kinetike”, eksperti zbulon planin e Trump-it nëse dështon marrëveshja me Iranin
Në një lidhje live për Euronews Albania në Now me Erla Mëhillin, Adrian Shtuni, eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, zbuloi planin e mundshëm që mund të ndjekë Amerika nëse Irani nuk arrin në një marrëveshje dhe nuk hap Ngushticën e Hormuzit.
Sipas tij, SHBA do të bëjë një goditje kinetike konvencionale akoma më të fortë se herët e tjera dhe se do të shënjestrojë infrastrukturat që ka paralajmëruar. Sakaq, ai theksoi se rrezikohet gjithashtu të goditet edhe ishulli Kargh, i cili është një nga ishujt ku aty procesohet 80% e burimeve energjitike të Iranit.
“Prezenca e civilëve në Iran ka një qasje taktike asimetrike nga ana e regjimit të Teheranit, duke i vendosur civilët si pazmore mbrojtëse ndaj infrastrukturave që ata mendojnë se do të sulmohen.
Goditja kinetike e infrastrukturës nga SHBA nuk është e vështirë, por gjëja komplekse është që të mos ketë dëme të mëdha në popullsinë iraniane, ajo është pjesa problematike.
Irani, sa herë është goditur, ka reaguar. Ka dinamika që mund të shkaktojnë edhe goditje përreth Iranit, sepse ata mund të godasin, por mund të ketë efekt domino. Irani mund të godasë infrastrukturën energjitike të vendeve përreth, impiante të shkripëzimit, të cilat janë kritike sepse andej marrin një pjesë të mirë të ujit.
Në momentin që kalon afati dhe nuk ka një marrëveshje nga Irani, atëherë nga SHBA do të ketë një goditje kinetike konvencionale me intensitet të lartë.
E vetmja gjë që mund të them për Trumpin është që është i paparashikueshëm, ai mund ta shtyjë përsëri ultimatumin, siç ka bërë herët e tjera.
Për SHBA-në nuk është kaq e thjeshtë, sepse Irani nuk është një vend i vogël dhe është mësuar me sakrificë, me vuajtje, dhe Irani është i paparashikueshëm, edhe pse ka kapacitete më të kufizuara.
Por nuk duhet të harrohet që kanalet diplomatike janë duke funksionuar fort. Mund të ketë edhe një goditje në ishullin Kargh, është një nga ishujt ku aty procesohet 80% e burimeve energjitike të Iranit, që më pas i nxjerrin në shitje.
Nuk është përmendur ndonjë gjë nga administrata se mund të përdoren bomba nukleare”, u shpreh Shtuni.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve