Google pranon marrëveshjen pas gjobës 5 mld dollarë, fshin të dhënat e kërkimit

2 Prill 2024 | 19:02

Google ka rënë dakord të fshijë miliarda të dhëna dhe t’i nënshtrojë disa kufizime opsioneve të ndjekjes së përdoruesve, sipas kushteve të një zgjidhjeje ligjore të propozuar.

Marrëveshja synon të zgjidhë një padi grupore të ngritur në SHBA në vitin 2020 që akuzonte gjigantin e teknologjisë për pushtimin e privatësisë së njerëzve duke mbledhur të dhënat e përdoruesve edhe kur ata shikonin përmbajtjen në modalitetin “Incognito”. Padia kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Google mbështet marrëveshjen e re, megjithëse kundërshton pretendimet në padi. Megjithatë, thuhet se tashmë kanë bërë disa ndryshime në përgjigje të padisë.

Fshirja e të dhënave nga databaza e tyre do të zbatohet për të gjitha ambientet ku Google operon, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku është ngritur padia.

Kufizimi për pesë vjet

Në janar, menjëherë pasi të dyja palët njoftuan planet për të zgjidhur çështjen, kompania përditësoi njoftimet e saj për të bërë të qartë se ajo ende gjurmon të dhënat e përdoruesve edhe kur përdoruesit zgjedhin shfletimin privat ose përdorin opsionet “Incognito”.

Ky modalitet siguron një privatësi më të madhe sepse nuk ruan aktivitetin e shfletimit, por vetëm në kompjuterin që përdoret.

Në të njëjtin muaj, kompania tha se kishte filluar të testonte një veçori që do të bllokonte automatikisht cookie-t e palëve të treta, të cilat ndihmojnë në gjurmimin e aktivitetit të përdoruesit, për të gjithë përdoruesit e shfletuesit Google Chrome.

Kompania ra dakord të mbajë kufizimin në fuqi për pesë vjet, sipas kushteve të marrëveshjes së zgjidhjes, e cila u depozitua të hënën në gjykatën federale në San Francisko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026