Grabitja e bankës në Koplik, gjykata lë në qeli 3 të arrestuarit

8 Qershor 2022 | 13:22

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masën “arrest me burg” për Bekim Gurrën, Admir Shabën dhe Armir Shabën, të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik.

Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat, ndaj tyre ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Ndue Pjetra.

Më 9 maj persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një bankë të nivelit të dytë në Koplik.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, grabitësit u shfaqën të armatosurit, të veshur në të zeza e me maskë të bardhë, të cilët kërcënojnë punonjësin e bankës për të kryer grabitjen.

Hetimet deri tani tregojnë se autorët i kanë hedhur në ujë armët e zjarrit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026