Grabitje në banesën e futbollistit të Romës gjatë natës

17 Mars 2026 | 12:51

Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në banesën e futbollistit të Romës, Neil El Aynaoui, në zonën e Castel Fusano. Rreth orës 03:00, gjashtë persona të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në shtëpi pasi kanë hapur një grilë nga dritarja e dhomës së ndenjes.

Autorët kanë izoluar fillimisht futbollistin dhe familjarët e tij në një dhomë, përpara se të merrnin sende me vlerë, përfshirë bizhuteri rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe çanta firmato.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga skuadra e posaçme për zbardhjen e rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026