Grabitje të dhunshme dhe lidhje me mafien, asgjësohet banda ‘ushtarake’ në Itali
Karabinierët e qytetit të Kozencës, në Itali kanë asgjësuar një bandë kriminale vendase me bazë në rajonin e Kalabrisë, aktive në kryerjen e aksioneve të dhunshme për të arritur qëllimet e saj.
Në pranga kanë përfunduar 7 persona, të cilët të pajisur me armë të rënda zjarri dhe lëndë shpërthyese u zinin pritë furgonëve të transportit të valutave dhe i grabisnin ato.
Sipas mediave italiane, që citojnë burime policore në dijeni të operacionit, banda përdorte taktika ushtarake për të arritur qëllimet e saj.
Në njërin prej rasteve të grabitjeve, anëtarët e saj bllokuan rrugën duke rrëzuar disa pemë dhe më pas, të pajisur me kallashnikovë dhe armë të tjera të rënda qëlluan ndaj furgonit që transportonte paratë, duke detyruar drejtuesin të ndalej.
Më pas grabitësit u larguan përmes disa veturave të shpejta, që rezultonin të vjedhura, si dhe me një sasi parash prej 627 mijë eurosh.
Gjatë operacionit të koduar “Terramala”, në bazë të emrit të një prej komunave në jug të Italisë, përveç arrestimeve u sekuestruan edhe armë të rënda zjarri, lëndë narkotike, si dhe disa letra ku ishin shkruar formula të riteve të anëtarësimit në mafien e plotfuqishme kalabreze.
LEXONI GJITHASHTU:
- Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, reagon ministri Çuçi
- Megaoperacion në Itali dhe Shqipëri, arrestohen 43 persona. Sekuestrohen 4 milionë €
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë