“Green Card“, Gupe: Rregullat e reja për emigrantët në Gjermani
Gazetarja Jonida Gupe, është shprehur se në 15 vitet e ardhshme Gjermania do të ketë nevojë për 7 milionë njerëz në tregun e punës, në sektorë të ndryshëm.
Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, teksa foli për “Green Card“ që do të japë Gjermania.
“Tregu i punës në Gjermani ka mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar. Nga shifrat e dala kohët e fundit, për 15 vitet e ardhshme, Gjermani do të ketë nevojë për 7 milionë njerëz në tregun e punës ne sektore të ndryshme.”
Gazetarja tregoi kushtet që duhen plotësuar nga personat e interesuar për të marrë këtë kartë.
“Personi duhet të ketë një diplomë të huaj, duhet të ketë eksperiencë tre vjeçare, dhe të jetë në moshën 35-vjeçare, dhe të ketë njohuri të gjuhës gjermane. Nëse plotësohen tre nga këto, personi mund të marrë këtë lloj lehtësimi për të marrë vizat e punës.”-tregoi ajo.
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar për një “ligj modern emigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.
Për gazetën e njohur gjermane “Bild am Sonntag” ai u shpreh se do të vendoset një Kartë e shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ka nevojë të shkojnë më lehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:17 Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban
- 17:13 Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina shënjestron uzinën e raketave balistike! Momente nga sulmi (VIDEO)
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë