I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

27 Qershor 2026 | 17:29

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e tij 69-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor, ku pas një debati që kanë patur mes njëri-tjetrit, bashkëshorti Muhamet Shembilko mësohet se ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij të moshuar, Sherife Shembilko duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Çifti jetonin vetëm në banesën e tyre, ndërsa dy fëmijët i kishin në emigracion. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma nga banesa. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë gjetur 69-vjeçaren me plagë të rënda.

Nga hetimet e para dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda. E plagosura u transportua fillimisht në Spitalin e Pogradecit dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar nga Policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në Pogradec i dhunës në familje, ku vetëm pak ditë më parë bashkëshorti goditi me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar plagë të rënda ndërsa ditën e sotme një i moshuar bën për spital bashkëshorten e tij.

“Pogradec / Informacion paraprak. Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.

78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026