Grenell: Dhomat e Specializuara të korruptuara, t’u ndërpritet financimi

19 Tetor 2025 | 11:00

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell, i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si të korruptuara.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar që të ndërpritet financimi për to.

Grenell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit të Kosovës,  Hashim Thaçi, duke thënë se ai është arrestuar pesë vjet më parë dhe ende po mbahet.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.

Të premten në Tiranë është organizuar protestë për të kundërshtuar ecurinë e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe folës tjerë kanë thënë se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i njëanshëm. Aktakuza kundër Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit përfshin veprat si burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve, midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Të akuzuarit kanë mohuar fajësinë. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026