“Greqia bën mirë që insiston për Belerin”, Çani: Raport forcash, pse Rama fiton

18 Janar 2024 | 22:57

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama ka më shumë mbështetje se presidenti i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Çanit deri më tani nuk ka dalë asnjë vend i Bashkimit Europian që t’i japë të drejtë Greqisë  lidhur me çështjen e

“Për mua ajo që i ndan është vetëm raporti i forcave. Sot Rama është më i fuqishëm se Mitsotakis. Kjo duket. Sot Rama ka me vete Melonin në Itali. Kështu u quajt edhe nga mediat “Beleri” përçan Italinë me Greqinë.

Rama ka Melonin , Francën, ka Gjermaninë dhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian. Deri më tani nuk ka asnjë vend të bashkimit europian që ti japë të drejtë Greqisë. Por sa do të zgjasë kjo? Do vijë një ditë që do bëhet bilanci. Nëse Greqia heq dorë, Rama del një superfitimtarë”,-tha Arian Çani.

“Që vazhdon të insistojë për çështjen Beleri, Greqia bën shumë mirë, si ç’do bënte një shtet për shtetasin e vetë. Edhe ky (Rama) bën shumë mirë. Është raport forcash, secila palë është në të drejtën e vetë”,-shtoi Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026