Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët
Pasi Erdogan kërcënoi Greqinë se do të paguajë shtrenjtë nëse ka ndërhyrje në ishujt në Detin Egje, vendi i është përgjigjur presidentit turk.
Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdogan provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë do të informohen dhe aleatët.
“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze. Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme,” – shkruhej në njoftimin e Ministrisë së jashtme greke.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Greqinë për pushtimin e ishujve në Detin Egje që kanë status të çmilitarizuar, duke kërcënuar se Ankaraja është e gatshme të bëjë “çfarë është e nevojshme” kur të vijë koha.
“Unë rekomandoj Greqinë të shikojë historinë. Nëse Athina shkon shumë larg, çmimi do të jetë i lartë. Ne kemi një gjë për t’i thënë Greqisë dhe kjo është të kujtojmë Izmirin,” tha Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump kërkon që Pulte të pushojë nga puna punonjësit e komunitetit të inteligjencës
Kupa e Botës, Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA
Starmer: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030
- 20:04 Trump kërkon që Pulte të pushojë nga puna punonjësit e komunitetit të inteligjencës
- 19:57 Kupa e Botës, Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA
- 19:55 (VIDEO) Tension në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
- 19:51 Starmer: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030
- 19:36 Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
- 19:12 Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon skandalin në jug të Shqipërisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit