Greqia vendos masa të reja anticovid për fluturimet
Greqia njoftoi të dielën se do të zgjasë kufizimet për fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare deri në datën 22 shkurt.
Udhëtarët që fluturojnë për në Greqi duhet të paraqesin një test negativ (PCR) 72 orë para mbërritjes së tyre në tokën greke ndërkohë do të aplikohet karantinë për udhëtarët e huaj për shtatë ditë.
Gjithashtu udhëtarëve nga Britania do t’u kërkohet të bëjnë një test të shpejtë pas mbërritjes së tyre në aeroport për shkak të frikës nga përhapja e variantit të ri britanik të Covid-19.
Sikurse ka qenë njoftuar prej ditësh fluturimet nga Turqia vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Shumica e fluturimeve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian janë të ndaluara, me përjashtim të dhjetë vendeve ku ndër to përfshihet Mbretëria e Bashkuar.
Kurse fluturimet kombëtare mes rajoneve greke lejohen vetëm për arsye të domosdoshme.
Greqia që prej të shtunës ka vendosur në fuqi masa të reja kufizuese, dhe një shtetrrethim për fundjavat në vijim për rajonet kryesore që fillon nga ora 18.00 deri në orët e para të mëngjesit deri me datë 15 shkurt.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit