Greva e naftëtarëve në Ballsh, ish-deputeti i PD-së Luan Baci: Qeveria është tallur me punonjësit
Naftëtarët e Ballshit vijojnë prej tetë ditësh grevën e urisë, ndërsa kërkojnë me çdo çmim pagat e prapambetura. Euronews Albania ndoqi sot nga afër shqetësimet e tyre, ndërkohë ata njëzëri shtuan se nuk do të lëvizin prej aty deri në zgjidhjen e situatës.
Ish-deputeti i PD-së, Luan Baci i pranishëm në “Ilva Now” bëri përgjegjëse për këtë situatë qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai thotë se në vend që të zgjidhte hallin dhe shqetësimin e tyre, kryeministri Rama është tallur dhe ka mashtruar naftëtarët e Ballshit.
“Është një gjendje që është krijuar me ardhjen në pushtet të rilindjes së Ramës. Ka padrejtësi të madhe që bëhet me të gjithë punonjësit aty. Gjendja është agravuar shumë, ka muaj, dhe që punonjësit kanë protestuar në mënyrë paqësore janë grumbulluar tek uzina, kanë ardhur deri në Tiranë dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore. Ka pasur në fillim tentativa dhe interesime të kryeministrit se do të zgjidhte problemin e tyre, por të gjitha këto kanë rezultuar tallje, mashtrime dhe gënjeshtra të tyre. Absolutisht naftëtarët janë në një gjendje të përkeqësuar aq shumë, që sot kemi një panoramë të trishtë, ku prej 9 ditësh janë në grevë urie”, tha ai.
Sipas tij, kontratat e parregullta ka qenë vetë shteti që i ka lejuar të bëhen. Ai shtoi se PD-ja do të qëndrojë në krah të naftëtarëve dhe do t’i ndihmojë deri në zgjidhjen e kauzës së tyre.
“Kush i ka bërë kontratat e parregullta? I kanë bërë kontratat e parregullta punonjësit? Kontratat i ka bërë qeveria e sotme. Kjo është për atë ardhur keq kur dëgjoj prononcimet e pushtetarëve dhe drejtuesit e ministrisë përkatëse që mbulon këtë uzinë, kur shprehen se këto janë marrëdhënie midis dy privatëve dhe shteti nuk ka të dejtë të ndërhyjë. Kontratat që bëhen janë kontratat ligjore, që shteti i së drejtës duhet t’i zgjidhë përmes rregullave. E vetmja që mund të bëjmë është që t’u qëndrojmë në krah dhe të ngremë zërin, sepse shumë herë nuk përçojnë dot atë që duan të thonë”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Greva e urisë së naftëtarëve, punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë 26 pagat e prapambetura
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 19:59 Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune