Grevat paralizojnë Britaninë | Punonjës të sektorëve të ndryshëm bojkotojnë punën
Britania e Madhe është përballur të mërkurën me një nga protestat më të mëdha të 10 viteve të fundit, të organizuara nga punonjës të sektorëve të ndryshëm.
Të parët që kanë braktisur punën kanë qenë mësuesit, të ndjekur nga disa qindra mijëra punonjës të sektorit të transporteve.
Rreth 85 për qind e 23 mijë shkollave shtetërore në Angli dhe Uells kanë qëndruar të mbyllura tërësisht ose pjesërisht për shkak të protestave të docentëve, që sikurse punonjësit e sektorëve të tjerë kërkojnë rritje të pagave përballë shtrenjtimit të jetesës.
Protestat e arsimtarëve janë mbajtur si përpara Ministrisë së Arsimit në Londër, ashtu edhe në selitë e universiteteve, pasi atyre u janë bashkuar edhe punonjësit e administratës.
Sa i takon transporteve kanë qenë makinistët ata që kanë bojkotuar punën, bashkë me drejtuesit e autobusëve, duke lënë të boshatisura stacionet kryesore të kryeqytetit britanik.
Në mbarë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon përplasja mes qeverisë konservatore dhe sindikatave. Ministrja e Arsimit, Gillian Kigan ka kritikuar protestën e mësuesve, e cila sipas saj nuk ishte e nevojshme për sa kohë negociatat janë në zhvillim e sipër dhe ekzekutivi është shprehur i gatshëm për një rritje të pagave.
LEXONI GJITHASHTU
Bizhuteritë e aktores Claudia Cardinale do të dalin në ankand në Christie’s
Urdhër arresti evropian për Avramopoulos për Qatargate
BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave
- 20:57 Sindikatat e pavarura paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Ekonomisë, kërkojnë rritje pagash
- 20:50 90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:49 Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
- 20:47 Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë
- 20:42 BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë
- 20:41 Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor