Grida Duma: Vetëm testimet masive mund ta kthejnë ekonominë në normalitet, hapja në këto kushte është më e rrezikshme

16 Prill 2020 | 18:26

Në një lidhje live me ‘Ilva Now’, ish-deputetja demokrate, Grida Duma e cilësoi si të lavdërueshme sjellejen e shqiptarëve në kushtet e karantinës dhe pranoi faktin se izolimi total ishte masa e duhur që ka funksionuar në frenimin e përhapjes masive të sëmundjes, por sipas saj duhet parë përtej kësaj.

“Nëse do të duhej të shkohej më tutje për të kuptuar se për cilën arsye, fatmirësisht, Shqipëria është duke e përballuar pandeminë, përveç izolimit, se ka ardhur për shkak të X vaksinave që ka pasur popullata shqiptare apo imunitetit, kjo është një gjë që do të shihet më vonë.

Por një gjë është e qartë, që izolimi është masë e parë dhe e domosdoshme, dhe pas kësaj nuk mund të ndalemi këtu, sepse kemi dy paralele. E para është shëndeti dhe e dyta është mirëqenia që nuk vjen vetëm nga shëndeti, por nga ekonomia dhe ekonomia nuk duhet të kalojë në reanimacion”, tha ish-deputetja.

Znj. Duma theksoi se sipas asaj që PD e ka bërë vazhdimisht publike, hapi i dytë pas karantinimit janë testimet masive si e vetmja mënyrë për të shkuar drejt hapjes graduale.

Nga pikëpamja sociologjike, sipas ish-deputetes, problemet me pandemi të  tilla kërkojnë një ndërgjergjësim të madh të qytetarëve, pasi nënvlerësimimi i rrezikut pasi kalon disa javë, mund ta rikthejë pandeminë edhe më të rrezikshme.

“Nëse kalon java e parë dhe java e dytë, java e tretë ka një rrezik të madh për ne si studiues. Nëse nuk ndodh tragjedia, që është fat i mirë, ne rrezikohemi nga një tjetër fat i keq, që njerëzit të fillojnë të mendojnë se asgjë e jashtëzakonshme s’po ndodh dhe janë bërë imunitarë prej virusit. Në këtë pikë normalizohet dhe relativizohet rreziku i armikut.  Nëse do të shkojmë drejt hapjes graduale, duke qenë se ekonomia nuk mban më dhe masat ekonomike nuk janë të mjaftueshme për të përballuar përmbylljen, atëherë do të rrezikojmë që pandemia të rinisë dhe me hapa shumë më të mëdhenj”, tha ajo.

Ajo i cilësoi paketat ekonomike të qeverisë jo transparente, të pamjaftueshme, madje paketa e dytë, sipas ish-deputetes demokrate, është e dyshimtë dhe e rrezikshme.

“Paketa e dytë ishte shumë  e dyshimtë dhe shumë problematike. Krejtësisht në kundërshtim me atë që ishte bërë publike nga kryeministri që kërkohej nga bizneset të mos pushonin njerëz në kohë krizë, në mënyrë të dyshimtë qarkulloi marrëveshja mes punëdhënsit dhe punëmarrësit  ku miqtë e qeverisë me këtë marrëveshje mund të pezullojnë punonjësit nga puna dhe ata do të përfitojnë atë 40 mijë lekëshin. Pjesa tjetër e bizneseve që ndoqën kodin e punës doli jashtë loje”, tha znj. Duma.

Sipas ish-deputetes, vetëm testimet masive do të rikthejnë ekonominë në normalitet, pasi hapja në këto kushte do të ishte edhe më e rrezikshme se mosmarrja e masave për karantinim të plotë.

“Në rast se ne bëjmë dyfishin e testeve që po bëjmë, ne shpëtojmë më shumë se në Gjermani. Kjo pasi efekti në një popullatë të vogël është shumë më i madh, efektet tek ne do të ishin të mrekullueshme”, tha ajo

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021