Gruaja e Navalnyt: Ne e dimë pse Putin e vrau burrin tim, do t’a tregojmë së shpejti

19 Shkurt 2024 | 13:13

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka publikuar këtë të hënë një deklaratë për media, ku i është drejtuar mbështetësve dhe u ka kërkuar të vazhdojnë luftën e bashkëshortit të saj për një Rusi të lirë.

“Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalnyt. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni përkrah meje”, tha Navalnaya në mesazhin e saj.

Ajo gjithashtu fajëson presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar se është vrasësi i bashkëshortit të saj.

Yulia Navalnaya, deklaroi se ekipi i Navalnyt i di arsyet se pse ai u eliminua dhe informacionet do t’i ndajnë së shpejti me publikun.

“Përshëndetje! Unë jam Yulia Navalnaya.  Një person tjetër duhet të jetë këtu në vendin tim, por ai person u vra nga Vladimir Putin.

Diku në një burg përtej Rrethit Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë.

Ne e dimë saktësisht pse Putin e vrau Alexein tre ditë më parë. Ne do t’ju tregojmë së shpejti.

Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe për veten tonë është të vazhdojmë të luftojmë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026