Grupi parlamentar i PD-së shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Largoni nga detyra Irena Gjokën

20 Janar 2026 | 19:30

Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojnë nga detyra gjyqtaren Irena Gjoka pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme këtë të martë lidhur me provën mbi dënimin e gjyqtares në Greqi.

Në kërkesën zyrtare të grupi parlamentar të PD theksohet se, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, sepse “cenohet interesi publik, vetë sistemi i drejtësisë, besimi i qytetarëve tek institucionet e pavarur të drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar”. 

“Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara, si dhe në konfirmimin e bërë zyrtarisht nga Prokurori i Përgjithshëm, mbi faktin se gjyqtarja e posaçme znj. Irena Gjoka rezulton e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, fakt të cilin ajo e ka mbajtur të fshehur dhe nuk e ka deklaruar në disa dokumente zyrtare, siç e kishte detyrim, e vendos atë jo vetëm përpara kryerjes së veprës penale të parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal, por mbi të gjitha në pamundësinë kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar funksionin kushtetues të gjyqtarit të Republikës.  Përkatësisht, ajo ndodhet në kushtet kushtetuese dhe ligjore ku Këshill duhet të deklarojë me vendim mbarimin e statusit të magjistratit apo kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të kërkojë shkarkimin nga detyra për “sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit”. Ky konstatim duhet të kishte ndodhur, jo më vonë se 2 javë nga marrja e njoftimit për shkakun e pazgjedhshmërisë/papajtueshmërisë, por deri më tani Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nuk kanë vepruar, edhe pse Prokurori i Përgjithshëm prej muajsh publikisht dhe në seancat dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ka informuar se fakti i dënimit ishte konfirmuar nga autoritetet përkatëse greke”, – thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026