“Grupi për PD”, Imami: Nesër ose pasnesër do të kemi një kandidat për kryetar
Arben Imami thotë se grupi brenda Partisë Demokratike që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës, do të dalë me një kandidat të përbashkët. Ai tha se vendimi pritet të merret nesër ose pasnesër.
“Si grup kemi diskutuar dhe kemi premtuar që do të dalim me një kandidat. Kemi shtruar disa ide për kandidaturën më të përshtatshme. Besoj se nesër ose pasnesër do të kemi një emër”, deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes.
I pyetur nëse e përjashton veten nga kjo garë nga gazetarja, Ilva Tare, z. Imami nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
“Mund të jetë çdo kandidaturë, po përpiqemi që të gjejmë zgjidhjen më të mirë kolegjiale”, tha ai.
Sipas z. Imami, jo vetëm PD por të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për një reformë serioze pasi nuk po prodhojnë politikë serioze.
“Mendojmë se kjo parti dhe të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për një reformim serioz nëse duam që të prodhohet një politike serioze”, nënvizoi z. Imami.
Pyetjes nëse në zgjedhjet e fundit ka dhënë kontribut në fushatën e PD, ish-ministri tha se një gjë e tillë nuk i është kërkuar por shtroi se ka votuar për PD. Z. Imami tha se takimi i fundi i tij me z. Basha ka qenë rreth viteve 2015-16 kur diskutohej për zgjedhjet lokale.
“U jam përgjigjur të gjitha thirrjeve të kryetarit të grup seksionit të PD. Nuk më ka thirrur në fushatë, më ka kërkuar votën time dhe të familjes time, ia kam dhënë. Kaq është detyra e një anëtari të PD kur nuk e thërrasin në mënyrë të posaçme por i dërgojnë vetëm mesazhe në telefon”, u shpreh ish-deputeti i PD.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë