Grushte në Parlamentin grek, arrestohet deputeti rrezikon 10 vjet burg

25 Prill 2024 | 10:43

Deputeti grek Konstantinos Floros ka goditur me grusht deputetin Vasilis Grammenos në seancën plenare të Kuvendit.

Floros u arrestua nga policia dhe aktualisht përballet me akuzën për dhunë ndaj një deputeti. Konstantinos Tassoulas theksoi se një dhunë e tillë mund të çojë në 10 vjet burgim.

Sulmi i Floros bëri që Tassoulas të sugjeronte një ndalim 15-ditor nga aktivitetet parlamentare. Ndërkohë, Grammenos u shtrua në spital.

Ish-deputeti i Spartiatis, Konstantinos Floros, tani një deputet i pavarur, goditi me grusht deputetin grek të Zgjidhjes gjatë një seance mëngjesine së mërkurës në Parlament.

Siç shihet në fotot, deputetë të tjerë kanë tentuar të ndalojnë Konstantinos Floros, ndërsa pamje të tjera kanë regjistruar deputetin Grammenos pas sulmit që ka marrë.

Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos e ofendoi dhe i tha deputetit të pavarur se “do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “dil dhe më thuaj”.

Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej xhakete, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur në tokë.

Pas ngjarjes, deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë.

Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit bëri të ditur se do t’i kërkonte rojeve të Kuvendit përjashtimin e Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal i parashikuar nga rregullorja e Kuvendit.

Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Twitter, që kishin fyer atë.

Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxehur debatin mes tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026